Flash News

KRYESORE

Rezart Veleshnja pretendon që nuk ka ndodhur sherri mes Gentit dhe Ledios, nuk është hera e parë që mohon faktet

Rezart Veleshnja pretendon që nuk ka ndodhur sherri mes Gentit dhe Ledios,

Në media qarkulloi lajmi se mes dy aktorëve të humorit Ledio Lako dhe Gent Hazizi ka ndodhur një sherr.  Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës ishte Lako që ka goditur Hazizin me dorezë metalike dhe se të dy aktorët po procedohen në gjendje të lirë.

Ledio Lako së fundmi është shfaqur në një video me aktorin e humorit Rezart Veleshnja teksa po hanin drekë. Rezarti ka postuar një video dhe ka bërë ironi me mediat duke thënë se do hapë portal dhe ai.

“Ja kemi shtruar një fshatçe në kat të 6, me Ledion me Pirron. Ore po këto llafe mo ka bërë sherr, latë nam. Po ç’sherr mo, nuk është bërë asnjë sherr s’është bërë. Pupu do hap portal Ledio, për kokë tënde do hap portal.”

Ndërkohë Ledio Lako ia ka kthyer “Do i fus dy grushta aty…”.

Edhe pse ka dalë raporti i policisë mbi këtë sherr, Veleshnja pretendon se sherri nuk ka ndodhur. Por kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rezarti mohon faktet, ku mjafton të përmendim rastin kur demaskoi të dashurën e tij më zë dhe figurë dhe më pas pretendoi se i akne vjedhur profilin – edhe pse ishte ai që fliste në video tërë kohës.

[video width="432" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/04/WhatsApp-Video-2020-04-28-at-17.04.46.mp4"][/video]

Të fundit