Flash News

KRYESORE

Rezarta Shkurta nxiton të ‘rehabilitojë’ bashkëshortin e dënuar për trafik droge; publikon videon me vajzën e vogël

Rezarta Shkurta nxiton të ‘rehabilitojë’
Vetëm pak minuta pasi u publikua lajmi se Ermal Hoxha, i dënuar për trafik droge, kishte dalë nga burgu, bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta ka publikuar një video në ‘Instagram’. Në videon e publikuara nga këngëtarja, Hoxha shfaqet në shoqërinë e vajzës së vogël ndërsa për kolonë zanore është zgjedhur kënga ‘Dhurata’. “Familja ime e vockël u bashkua. Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira... Uroj nga zemra për gjithsecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetet tuaja”, shkruan Rezarta Shkurta. Ermal Hoxha u arrestua në vitin 2015-të pas zbulimit të laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë. I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar kokaine, Ermal Hoxha vuajti vetëm tre vite burg në Shqipëri, duke dalë nga qelia përpara kohe.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by rezartashkurta (@rezartashkurta) on

Të fundit