Flash News

KRYESORE

Rezidenca luksoze ku po riaftësohet Neymar, u xhirua filmi ku ka luajtur Sylvester Stallone

Sulmuesi brazilian Neymar,  pas operacionit që kreu të shtunën në kavilje,  ka nisur fazën e riaftësimit. Futbollisti i PSG do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 muaj dhe periudhën e riaftësimit do ta kryejë në Brazil.

“Zotëria 222 milionë” do të rehabilitohet në Mangaritiba, ‘Pallatin Mbretëror’ me vlerë 29 milionë dollarë, që ndodhet në Rio de Janeiro.

‘Mangaritiba’ ka 6 suita dhe 6 vende parkimi për makina, një hapësirë për uljen e helikopterit, fusha tenisi, kuzhinë, një kantinë të madhe verërash, një qendër estetike me hidromasazh, banjo turke, sallë masazhi, një palestër moderne dhe një hapësirë për ankorimin e një jahti të madh.

Në këtë rezidencë luksoze është luajtur filmi i Sylvester Stallone, ‘The Expendables’.

Të fundit