Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rezolutë dhe program/ LSI shpall objektivin: Kthimin e besimit të qytetarëve te shteti, te Shqipëria
Delegatët e Konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë miratuar sot një rezolutë që në të vërtetë është programi politik i kësaj partie.
“Lëvizja Socialiste për Integrim, me përgjegjësi kombëtare e politike, shpall si objektiv madhor kthimin e besimit të qytetarëve te shteti, te Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët”, theksohet në rezolutën e LSI.
Kjo rezolutë vjen pas vlerësimit se “situata politike, ekonomike e sociale në vend është nga më të vështirat e gjithë periudhës së tranzicionit.”
“Se mazhoranca sot është tërësisht e paaftë për të qeverisur vendin dhe për të çuar përpara procesin e integrimit në Europë. Se ajo ka zgjedhur arrogancën dhe paligjshmërinë në gjithë veprimtarinë e saj, duke rrënuar tërësisht respektin e saj për Kushtetutën, ligjin dhe ligjshmërinë; Duke provuar se mazhoranca ka shkatërruar ne themel institucionin e zgjedhjeve, duke u lidhur me krimin dhe duke u rënë peng i tij; Në kushtet kur Ekonomia e Shqipërisë është e marrë peng nga pak oligarkë, të cilët janë përfituesit kryesorë të parave publike dhe pasurive kombëtare duke thelluar polarizimin ekonomik e social të shoqërisë; Dhe shoqëria shqiptare, kryesisht rinia, gjendet sot përpara një krize të thellë të besimit dhe po përjeton një emigrim masiv; Lëvizja Socialiste për Integrim, me përgjegjësi kombëtare e politike, shpall si objektiv madhor kthimin e besimit të qytetarëve te shteti, te Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët”, thuhet në rezolutën e kësaj partie.
Programi i LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim,
Duke vlerësuar se situata politike, ekonomike e sociale në vend është nga më të vështirat e gjithë periudhës së tranzicionit;
Se mazhoranca sot është tërësisht e paaftë për të qeverisur vendin dhe për të çuar përpara procesin e integrimit në Europë.
Se ajo ka zgjedhur arrogancën dhe paligjshmërinë në gjithë veprimtarinë e saj, duke rrënuar tërësisht respektin e saj për Kushtetutën, ligjin dhe ligjshmërinë;
Duke provuar se mazhoranca ka shkatërruar ne themel institucionin e zgjedhjeve, duke u lidhur me krimin dhe duke u rënë peng i tij;
Në kushtet kur Ekonomia e Shqipërisë është e marrë peng nga pak oligarkë, të cilët janë përfituesit kryesorë të parave publike dhe pasurive kombëtare duke thelluar polarizimin ekonomik e social të shoqërisë;
Dhe shoqëria shqiptare, kryesisht rinia, gjendet sot përpara një krize të thellë të besimit dhe po përjeton një emigrim masiv;
Lëvizja Socialiste për Integrim, me përgjegjësi kombëtare e politike, shpall si objektiv madhor kthimin e besimit të qytetarëve te shteti, te Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët!
Për këtë LSI-ja synon të garantojë:
- Vendosjen e shtetit në themelet ligjore dhe kushtetuese nëpërmjet:
(i) Realizimit të zgjedhje të lira e të ndershme, duke eliminuar dhe ndëshkuar rëndë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet parasë, intimidimit dhe forcës, procesit të manipuluar zgjedhor. Qytetari është sovran nëpërmjet votës së tij.
(ii) Ndalimit të trafikut parlamentar, me sanksionimin në Kodin Zgjedhor të rregullave të qarta të zgjedhjes dhe veprimtarisë së përfaqësuesve të zgjedhur.
(iii) Përfundimit të reformës në drejtësi, duke evituar kapjen e sistemit nga mazhoranca aktuale dhe duke vendosur ligjshmërinë, integritetin dhe paanshmërinë e tij.
(iv) Forcimit të sistemit të llogaridhënies përpara ligjit dhe qytetarëve të veprimtarisë së përfaqësuesve të zgjedhur si dhe funksionarëve publikë në qeverisje.
(v) Plotësimit sipas ligjit të institucioneve kushtetuese dhe forcimit të sistemit të kontrollit dhe balancës mes pushteteve.
(vi) Forcimit të rendit publik dhe rritjes së sigurisë së jetës së qytetarëve.
- Realizimin e reformave të integrimit me përqasje gjithëpërfshirëse. Mobilizimin e gjithë kapaciteteve kombëtare politike, të shoqërisë civile dhe akademisë, në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.
- Rritjen ekonomike dhe punësimin, nëpërmjet:
(i) Çlirimit të ekonomisë nga oligarkët dhe monopolet dhe nxitjes së veprimtarisë ekonomike duke ulur taksat dhe duke respektuar rregullat e tregut të lirë.
(ii) Thjeshtimit të pagesës së detyrimeve fiskale duke evituar korrupsionin. Shpërndarje më të drejtë dhe të prekshme tek pagat dhe pensionet.
(iii) Forcimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, me mbështetje për start-up-et, veçanërisht në fushën e IT dhe inovacionit.
(iv) Nxitjes së punësimit që në bankat e shkollave të mesme e profesionale. Lidhje të drejtpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike me sistemin arsimor, veçanërisht me shkollat teknike, profesionale dhe shkollat e larta për shkencat e aplikuara.
(v) Rritje te produktivitetit dhe eksporteve. Mbështetje për inovacionin.
(vi) Mbështetje parësore për bujqësinë si sektor kryesor ekonomik. Zhvillimi të industrisë së agropërpunimit.
(vii) Krijimi i një klime dhe hapësire miqësore për biznes, mbështetje për investimet e vendit dhe të huaja.
- Kthimin e besimit te rinia dhe mbështetje për familjet e reja.
(i) Kthimi i besimit nëpërmjet ofrimit të mundësive konkrete dhe të barabarta për arsimim dhe punësim.
(ii) Ndalje e tkurrjes së popullsisë.
(iii) Mbështetje për strehim për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë.
PËR REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE TE SAJ, LSI-ja PROPOZON MASA DHE POLITIKA KONKRETE
- (i) Ulje e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin:
Thjeshtëzim i sistemit fiskal dhe ulje e barrës fiskale, përmes një takse të sheshtë prej 10% për tatim fitimin dhe të ardhurat personale.
(ii) TVSH 0% për prodhimin bujqësor
(iii) TVSh 6 % për produktet e shportës;
(iv) Heqja e pagesës së TVSh-së në doganë.
(v) Pagesë fikse tatimi prej 30 mijë lekësh në vit për gjithë bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milionë lekë në vit.
(vi) Heqja e tatimit të transferimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme.
Pagesa vetëm 1% takse mbi shumën e transaksionit. Për blerjen e shtëpisë së parë pagesa është 0.
(viii) Ulje e tavanit të taksave vendore për t’i dhënë fund abuzimit me to.
(ix) Mbështetje me grant 20000 euro për start-up-et.
- Sektor kryesor ekonomik – Bujqësia
(i)Subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh. (100 milionë Euro në vit);
(ii) Subvencionim i vlerës së interesit bankar për çdo kredi të dhënë për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese. Ofrim i tokës shtetërore për aktivitetet agropërpunuese.
(iii) Ndërtimi i sistemit të Kartës së Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSh-së për imputet bujqësore, plehra kimike, fidanë, fara, naftë.
(iv) Konsolidim i rajonalizimit të prodhimit bujqësor.
(v) Dhënie e çertifikatave të pronësisë mbi tokën brenda dy viteve të para të qeverisjes.
(vi) Targetim i zëvendësimit me përparësi të importeve të produkteve të përpunuara me prodhime vendi.
(vii)Forcim i sigurisë ushqimore. Inpute të sigurta dhe proces prodhimi i sigurt. Ndërtimi i një laboratori të kontrollit ushqimor për çdo qark.
- Mbështetje parësore për arsimin –
(i)Dyfishim buxheti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe paga mësuesish. Rritje pagash për mësuesit 50 % në 4 vite;
(ii) Rritje e cilësisë së mësimdhënies.
(iii)Rritje e autonomisë universitare që u garanton studentëve dhe pedagogëve rritje të cilësisë së mësim-dhënies dhe lidhje me tregun e punës.
(iv) Orientim i 50% të temave studimore në Programet Master dhe PHD në çështje konkrete të zhvillimit të ekonomisë.
(v) Realizimi i Programit “Mëso dhe fito” për shkollat profesionale (punësim me pagë dhe mësim) dhe për shkencat e aplikuara;
- Mbështetje e Familjes së re
(i)Krijimi i fondit të shtëpive për familjet e reja.
(ii)Punësim parësor për të paktën një nga prindërit e një familje me fëmijë.
Paraqitur për miratim, sot dt 4 Maj 2019, ne Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38