Flash News

KRYESORE

Rezolutë për largimin e trupave amerikanë? Trump kërcënon Irakun: Do të përballeni me sanksione të ashpra

Rezolutë për largimin e trupave amerikanë? Trump

Parlamenti i Irakut hartoi një rezolutë, përmes së cilës kërkon largimin e trupave amerikane nga vendi pas sulmeve të javës që shkoi ku mbetën të vdekur gjenerali iranian Qaem Soleimani, një komandant irakian dhe zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë, pas rezolutës ka ardhur reagimi i presidentit të SHBA, Donald Trump i cili paralajmëron sanksione të ashpra kundër Irakut nëse ajo miratohet.

"Ne kemi një bazë jashtëzakonisht të shtrenjtë atje. Kushton miliarda dollarë. Ne nuk largohemi nëse nuk na paguajnë për këtë", u tha Trump gazetarëve, raporton BBC.

Tensionet janë të larta pasi SHBA vrau gjeneralin iranian Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar, kurse Irani është zotuar për "hakmarrje të ashpër".

Soleimani, 62 vjeç, kryesonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme dhe u vlerësua si një terrorist nga ana e SH.B.A.

Sulmi ajror, Iraku u kërkon trupave amerikane të largohen nga vendi

Të fundit