Flash News

KRYESORE

Rezultate të dobëta dhe lidhje me krerët e PS, xhaxhai i Aleksandër Çipës u shkarkua dy vite më parë nga Partia Demokratike

Rezultate të dobëta dhe lidhje me krerët e PS, xhaxhai i

Artikulli i publikuar në Politiko.al, me titullin “Si dikur për Enver Hoxhën, në Pilur mbahet koncert para Edi Ramës dhe i ngrihet këngë: Kemi ty o Skënderbe!”, nuk u prit aspak mirë nga kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çipa, pasi hodhi disa akuza ndaj medias tonë, mbrojti edhe xhaxhain e tij, Kristo Çipa, autori dhe udhëheqësi artistik i grupit ’Bejkë e Bardhë’, që performoi para kryeministrit Rama për të cilin gazetari u shpreh së është edhe një funksionarë i Partisë Demorkatike.

Megjithatë, disa burime u shprehën për Politiko.al se Kristo Çipa nuk ka asnjë funksion pranë Partisë Demokratike, pasi ai është shkarkuar nga Flamur Noka, i dërguari i kryetarit Basha në Vlorë rreth dy vite më parë.

Motivacioni ishte i qartë: Rezultatet e Kristo Çipës ishin larg pritshmërive të lidershipit të PD-së dhe për më tepër dyshohej se ai kishte lidhje me krerët e Partisë Socialistë në Qarkun e Vlorës.

Të fundit