Flash News

KRYESORE

Rezultatet e para nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev shpall fitoren: Morëm 3 deputetë më shumë se VMRO-ja

Rezultatet e para nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev shpall

Deri tani janë numëruar 93.96 për qind të qendrave të votimit.

Nga të dhënat zyrtare, koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” kryeson me 36.13 përqind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 34.65 përqind, BDI 11.57 për qind, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 8.79 për qind, “E majta” 3.96 për qind, PDSH 1.48 për qind, Integra 1.33 për qind.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani tha se detajet për shpërndarjen e mandateve do të bëhen nesër pasi të kenë të dhënat e plota të rezultatit.

Ndërkohë, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitoren e partisë së tij dhe dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e 10-ta parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti shpalli fitore të partisë në bllokun politik shqiptar, duke vlerësuar se janë siguruar mbi 100 mijë vota dhe 12 mandate deputetësh.

Të fundit