Flash News

KRYESORE

Rezultatet e Taulant Ballës: PD ka rënë në 20%. LSI nuk ekziston. Rama spektakolar

Rezultatet e Taulant Ballës: PD ka rënë në 20%. LSI nuk

Sipas Taulant Ballës, Partia Demokratike ka rënë në sondazhe në kuotat më të ulëta të saj, njësoj si në vitin 1997, kur ishte periudha më e dobët e kësaj partie. Gjatë intervistës në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, kreu i Grupit Parlamentar të PS hodhi gjithashtu dyshime nëse LSI ekziston ende si parti, sa i përket mbështetjes së elektoratit.

“Partia Demokratike është në nivelin e 1997. Sot PD përpëlitet te 20% dhe për këtë nivel kaq të ulët, përgjegjësinë e mban lidershipi i partisë. Po flas për PD se për LSI nuk e di a ekziston”, tha Balla.

Sa i përket kryeministrit, Balla u shpreh se “Rama po qeveris me një performancë spektakolare”, dhe se Partia Socialiste do të marrë mbështetje maksimale në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në këto zgjedhje, Shqipëria po rrezikon që për herë të parë që pas shembjes së komunizmit, të hyjë në zgjedhje me vetëm një parti. Bëhet fjalë për Partinë Socialiste, e cila 28 vite më parë përzgjodhi këtë emër për të zëvendësuar emrin e Partisë së Punës.

PD dhe LSI nuk kanë pranuar të regjistrohen për zgjedhje dhe nuk do e bëjnë përsa kohë kryeministër është Edi Rama, largimin e të cilit e ka vendosur kusht për zgjidhjen e krizës.

Të fundit