Flash News

KRYESORE

Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, Nikolla Gruevski pëson humbje të thellë

Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, Nikolla Gruevski pëson humbje

Zoran Zaev edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve ka fituar shumicën e komunave me shumicë maqedonase. Nga 19 komuna ku garonte përballë kundërkandidatëve, LSDM-ja ka fituar në 17 komuna.

BDI-ja ka arritur të fitojë në Tearcë, Tetovë, Dibër, Strugë, Saraj, Çair, Dollnen, Likovë. Ka humbur në Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Gostivar.

Koalicioni Aleanca me Besë ka fituar në Zhelinë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar.

PDSH-ja me Azem Sadikun ka fituar në Studeniçan të cilën do ta udhëheqë edhe për një mandat. PDSH-ja fitoi ndaj Lëvizjes Besa.

Humbje të thellë ka pësuar OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit,  i cili tha menjëherë pas shpalljes së rezultateve se nuk i pranon këto zgjedhje dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Të fundit