Flash News

KRYESORE

Rezultatet/ Mjekët, artistët dhe sportistët dalin nga universitetet më të dobëta në Shqipëri

Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë publikon çdo vit renditet për universitetet e çdo shteti, përfshirë vendin tonë.

Nga renditja e vitit 2017-të konfirmohet një e vërtetë e frikshme për një nga sektorët më problematik dhe njëkohësisht më të rëndësishëm, siç është ai i shëndetësisë. Universiteti i Mjekësisë, i cili nxjerr mjekët e Shqipërisë, renditet në gjysmën e dytë të listës, duke treguar një performancë të dobët.

Nga 35 universitete dhe shkolla të larta në vendin tonë, Universiteti i Mjekësisë ndodhet në vendin e 19-të.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe universitetet nga dalin ekspertët e artit dhe sportit, të cilat renditen në vendin e 23-të dhe 24-ët, dy sektorë të rëndësishëm në jetën sociale të një vendi.

Këto tre universitete kanë rezultatin më të dobët në rang vendi sa i përket universiteteve shtetërore.

Të fundit