Flash News

KRYESORE

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, kush kryeson

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, kush kryeson

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar në faqen zyrtare rezultatet e para të zgjedhjeve.

Nga 188 kuti (7.38%) të numëruara, LDK-ja kryeson me 22. 8%, e pasuar nga PDK-ja me 20.84% për qind dhe VV-ja 18.29 për qind.

Më herët dolën edhe Exit Pollet e para nga Klan Kosova dhe RTK.

Exit Polli i Klan Kosovës ka nxjerrë fituese Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Exit-Polli  i RTK dhe Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosja.

Këtu mund të shikoni rezultatet live.

Rezultatet deri tani, ora 21:34

Lidhja Demokratike e Kosovës- LDK: 25. 16%

Lëvizja Vetëvendosje-LVV: 24.36%

Partia Demokratike e Kosovës- PDK: 22.34%

AAK-PSD KOALICIONI 100% KOSOVË- AAK-PSD: 12,60%

NISMA-AKR-PD : 5.49%

Të fundit