Flash News

KRYESORE

Rezultati final/ Vota kundër e Zgurit për 30 qershorin: Konflikti do vazhdojë gjatë, KQZ zgjodhi njëanshmëri politike

Rezultati final/ Vota kundër e Zgurit për 30 qershorin: Konflikti do

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot me 4 vota pro dhe 1 kundër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Vota e vetme kundër ishte ajo e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, cili tha se në këto zgjedhje se ky institucion tregoi një performancë të dobët, duke shtuar se anëtarët e tij zgjodhën në mënyrë të qartë njëanshmërinë politike.

Zguri tha se miratimi i rezultatit final të zgjedhjeve nuk do ta zgjidhë konfliktin politik, madje sipas tij votat në KQZ do e thellojnë më shumë përplasjen.

“Këto zgjedhje u shoqëruan nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do të vazhdojnë edhe pasi ne të miratojmë rezultatin e procesit zgjedhor, konflikti do shkojë me gjatë. Për fat të keq, anëtarët e KQZ-së zgjodhën anshmërinë politike. Vota për këtë proces sigurisht mbetet votë për punën e KQZ-së. Me keqardhje them që e kam të pamundur t’i jap KQZ një notë kaluese. Performanca e dobët e KQZ-së dhe sjellja e KQZ të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Unë nuk bie dakord me shumicën, ndërkohë shpresoj që kolegët ti thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, theksoi Zguri.

Të fundit