Flash News

KRYESORE

Rezultati zhgënjyes i Sfidës, dorëhiqet Gjergj Bojaxhi

Rezultati zhgënjyes i Sfidës, dorëhiqet Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i drejtuesit politik të Sfida për Shqipërinë pas rezultatit të dobët që kjo parti pati në zgjedhjet e 25 qershorit.

Bojaxhi merr përsipër humbjen dhe uron për fitoren kryetarin e PS, Edi Ramën. Në të gjithë Shqipërinë, Sfida mori vetëm 3504 vota.

Reagimi i Gjergj Bojaxhi:

Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.

Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.

Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.

Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.

Sfida sapo ka filluar!

Të fundit