Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rezultati zyrtar i 30 qershorit, Vasili: Problemi i vetëm është Edi Rama, jo Kodi Zgjedhor
Petrit Vasili nga radhët e LSI ka rikujtuar edhe një herë se tri javë pas 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka bërë ende publike rezultatin e procesit.
Në një deklaratë për mediat, Vasili thekson se ka vetëm një arsye për këtë zvarritje dhe për këtë, problemi nuk është Kodi Zgjedhor, por kryeministri Edi Rama.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë dhe qytetare të gjithë pa përjashtim, 85% e shqiptarëve që refuzuan dhe ndërtuan të gjithë së bashku aksionin më madhështor e refuzues ndaj Edi Ramës dhe qeverisë kriminale të tij në 30 qershor janë sot dëshmitarë por edhe ata, ajo pakicë e pakicës që votoi janë dëshmitarë që pas 3 javësh Shqipëria është ende pa rezultat zgjedhjesh.
Arsyeja është një dhe vetëm një, banda e hajdutëve të lëshuar pa fre nuk është në gjendje të bëjë dot bashkë hajdutllëkun me rezultatet.
Sigurisht që në të gjitha këto momente të vështirësisë të madhe komisioni qendror i vjedhjeve, Edi Rama dhe politika e tyre që flet herë shqip por edhe politikë që flet dhe anglisht hedhin në treg alibinë e reformës zgjedhore.
Reforma zgjedhore dhe alibia që është kjo çështja kryesore që do të bëjmë të nderuar qytetarë është thjeshtë dhe vetëm një alibi e neveritshme.
Për çfarë arsye?
Me kodin zgjedhor, të nderuar qytetarë kemi votuar që nga viti 2009 dhe rezultatet në 2009, 2013, 2017 përfundonin dhe nxirreshin brenda 2 ditësh, i njëjti Kod Zgjedhor është dhe rezultatet kanë 3 javë që nuk mund të bëhen publike.
Të nderuar qytetarë, po i rikthehem dhe njëherë një eksperience të drejtpërdrejt dhe personale.
Në vitin 92’ ku ishin zgjedhje shumë të vështira dhe kur po ndryshoheshin sistemet, edhe atëherë në kushte shumë të vështira në të gjitha pikëpamjet teknologjike e të organizimit, rezultatet mbylleshin për dy ditë dhe sot në 2019 Shqipëria e Edi Ramës së hajdutëve nuk mbyll dot zgjedhjet.
Duhet të jeni shumë të qartë, se sikur së 85% të shqiptarëve kanë refuzuar dhe i gjithë opinioni ndërkombëtarë që do Shqipërinë dhe që mbështet Shqipërinë dhe që mbështet aspiratën e integrimit europian të Shqipërisë i ka refuzar këto zgjedhje. ODHIR-i publikisht është hera e parë në historinë e të gjithë zgjedhjeve pluraliste që nuk i ka certifikuar zgjedhjet, ka certifikuar që kemi vetëm votime socialiste, moniste të paligjshme.
Ka konfirmuar që në fuqi janë zgjedhjet e vendosura nga Presidenti i Republikës në 13 Tetor dhe kjo është e vetmja datë e ligjshme. Ka konfirmuar pra që në 30 Qershor pati votime të vetëm një partie, të Partisë Socialiste për veten e saj, ka konfirmuar që të gjithë vendimet e komisionit të zgjedhjeve që nga mosnjohja e dekretit të presidentit e deri tek regjistrimi i partisë Bindja Demokratike, ishin të një paligjshmërie fragante dhe skandaloze. Në këtë mënyrë, po ai raport ka konfirmuar se shqiptarët në 30 qershor nuk zgjodhën sepse ishin zgjedhje të një partie të caktuar. Njëherazi ju kujtoni se kjo qeveri e famshme dhe ky Edi Rama ngriti një task force me prokurorinë. Që ishte dhe kjo task forca e vjedhjeve. Task forca nuk flet. Task forca nuk bën. Task forca vetëm hedh vallen e hajdutëve dhe me këtë task forcë të ndritur, komisioni qendror i vjedhjeve, task forca e vjedhjeve, luajtën tangon për të organizuar vjedhjen e votimeve rilindase dhe të vetes së tyre. Ku siç i keni parë, kjo vjedhje është konsumuar haptazi. Përse bëhet e gjitha kjo? Të nderuar qytetarë, kjo është vetëm e vetëm një farsë e shëmtuar cila ishte në funksion të vjedhjeve monstuoze. Jo më larg se dje, 300 e ca milion euro. Miliarda lekë u vodhën për rrugën Balldren-Milot, për rrugën Orikum-Dukat, etj. Pra një shfrenim i cili ka si bazë vetëm vota të blera, vota të shitura, votime të manipuluara, votime skandaloze. Përfundimisht të dashur qytetarë, mos e dëgjoni dhe refuzojeni sa herë të dëgjoni çështjen e reformës zgjedhore. Me të njëjtin kod zgjedhor, shqiptarët janë të gatshëm të votojnë që sot dhe ta çojnë këtë klikë në shtëpi dhe nuk është Kodi Zgjedhor pengesa.
Pengesa është vetëm Edi Rama, kriminelët përqark tij, kriminelët në shërbim të tij dhe kriminelët në përdorim të tij, si përfituesi kryesor i veprimtarisë kriminale. Shqipëria as nuk do të mbetet kurrë peng i krimit dhe kriminelëve si Edi Rama, pasi ajo përgjigjen e ka dhënë me 30 qershor me refuzimin e saj madhështor, plebishitar prej 85% të qytetarëve.
Na duhet vetëm të mos bëjmë asnjë hap pas në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë sot pasi nesër do të jetë shumë vonë. As Edi Rama e as kërkush nuk mundet dot t”u mbyllë derën e Evropës shqiptarëve sepse duhet ta dini, me votime socialiste, me votime moniste dhe me kriminelë në qeverisje, rruga e integrimit europian është një herë ë përgjithmonë e mbyllur dhe këtë dënim shqiptarët as nuk e meritojnë dhe as nuk do ta lejojmë. Ju faleminderit të gjithëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38