Flash News

KRYESORE

Rezultoi pozitiv me koronavirus për të tretën herë, presidenti i Brazilit thyen karantinën dhe del pa maskë

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka sfiduar autoritetet dhe rregullat e pandemisë. I infektuar me koronavirus ai ka rezultuar pozitiv në tre tampone me radhë, por kjo nuk e ka penguar për të dalë nga karantina e detyruar.

65-vjeçari është fotografuar duke ngarë motorin e duke folur me qytetarët në rrugë, pa maskë vetëm pak orë pasi kishte rezultuar pozitiv edhe në tamponin e tretë.

Reagimi i tij erdhi në Facebook, ku shkroi se “jam mirë dhe kam marrë hidroksikloronikë”.

Bolsonaro u infektuar me koronavirus më 7 korrik. Që atëherë ai ka rezultuar pozitiv për tre herë radhazi.

Kujtojmë që Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për nga numri i të infektuarve, duke regjistruar deri tani 2,287,475 të prekur nga të cilët kanë ndërruar jetë 84,082 persona.

Të fundit