Flash News

KRYESORE

Rezultojnë në booking, por jo deklarues, Rama: Në Sarandë ofrojnë dhoma 550 euro, sa do të paguajnë te Tatimet

Rezultojnë në booking, por jo deklarues, Rama: Në Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot ‘për ujë të ftohtë’ drejtorinë e Tatimeve, që pas shkarkimit të drejtuesit Enton Duro.

Duke folur për një sërë problemesh që prekin këtë institucion, Rama u ndal edhe te subjektet dhe shtëpitë që japin dhoma me qira për pushuesit gjatë verës, kundrejt shumave të ndryshme.

Sipas kryeministrit, janë 1574 subjekte vetëm në vijën bregdetare të regjistruara në booking.

“A janë të gjithë deklarues në Tatime? Cfarë do me thënë që të duhet shifra nga booking dhe të mos dihet nga Tatimet se ku janë këta? Ç’organizim dhe anarki. Në Sarandë ka apartamente që reklamojnë çmime deri në 550 euro nata, dalin të rezervuara në website, fantastike për turizmin sepse flet për një rritje pozitive në funksion të zhvillimit të turizmit dhe për rritje  të ardhurash, por si mundet që për këto apartamente të mos ketë kontribute në tatime?”, tha kryeministri.

Kujtojmë se ata që japin dhoma apo apartamente me qira gjatë sezonit turistik duhet të bëjnë vetëdeklarimin dhe të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15 %.

Të fundit