Flash News

KRYESORE

Rezulton fals alarmi për tritol në BMW pranë Drejtorisë së Policisë

Rezulton fals alarmi për tritol në BMW pranë Drejtorisë

Rezultoi fals alarmi se në një makinë të parkuar pranë Drejtorisë së Policisë në Vlorë ishte vendosur një sasi tritoli.

Pas verifikimeve nga forcat xheniere, rezultoi se në makinë nuk kishte asnjë lloj lënde shpërthyese. Ishte vetë pronari i automjetit, Gazmir Merkaj ai i cili kishte njoftuar policinë për një pako të dyshimtë në makinën e tij në lagjen ‘Kushtrimi’ pranë drejtorisë së policisë në Vlorë.

Ai u ndalua mbrëmë në Fier për armëmbajtje pa leje dhe rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Të fundit