Flash News

KRYESORE

Riatdhesimi i Alvinit, Spiropali heq përgjegjësitë: Operacioni ynë ‘ngriu’ pasi ndërhyri Turqia në zonën e konfliktit    

Riatdhesimi i Alvinit, Spiropali heq përgjegjësitë: Operacioni

Ministrja Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar sot në Kuvend, në vend të Edi Ramës në interpelancën për rastin e Alvin Berishës se qeveria shqiptare kishte nisur një operacion riatdhesimi nga kampet e ISIS, por ‘ngriu’ pasi sipas saj ndryshoi situata në terren në zonën e konfliktit me tërheqjen e trupave të SHBA.

“Në fund të muajit gusht patëm një operacion të mundshëm riatdhesimi. Pas propozimit për transferim nga kampet drejt Shqipërisë, situata në terren në zonën e konfliktit ka ndryshuar, si pasojë e zhvillimeve të fundit, duke sjellë ngrirjen e operacionit. SHBA u tërhoqën dhe pati një sërë luftimesh mes forcave të armatosura turke dhe njësive në atë zonë. Pas armëpushimit ka një situatë të re gjeopolitike në terren çka paraqet sfida të reja”, tha ministrja, e cila kërkoi që në media të mos publikohen të dhënat e personave që ndodhen në kamp pasi mund t’u rrezikohet jeta.

Po ashtu, ajo thekson se kampi Al Hol ku ndodhet Alvini është i sigurt.

“Deri  tani kampi Al Hol është i sigurt, përkundër asaj që deklarohet në media dhe nga kontaktet me organizata humanitare. Janë rreth 70 mijë gra e fëmijë, 10 mijë jo sirianë, përfshirë Franca e Italia”, u shpreh ajo në interpelancë.

Të fundit