Flash News

KRYESORE

“Riatdhesimi i shqiptarëve me Air Albania nga e hëna”, Pollo: Qeveria pranoi propozimin e PD

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo reagon pasi kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga e hëna nis riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur në Evropë, prej mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë globale.

Sipas Pollos, Rama sot prezantoi nismën, që PD e kishte propozuar para nëntë ditësh.

“9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë. Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre”, shkruan Pollo, teksa publikon edhe mesazhin e pak ditëve më parë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar kategoritë që do të përfitojnë nga kjo masë.

“Njësia e Krizës e ngritur në MEPJ së bashku me Përfaqësitë Shqiptare në botë, janë duke punuar për të mundësuar rikthimin e këtyre qytetarëve sipas kategorive si më poshtë:

👉 Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;

👉 Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe

👉 Rastet humanitare”, sqaron MPJ.

Të fundit