Flash News

KRYESORE

Riatdhesohen 60 shqiptarë pas refuzimit të azilit, policia apel: Respektoni rregullat e lëvizjes në Shengen

Riatdhesohen 60 shqiptarë pas refuzimit të azilit, policia apel:

Mesditën e sotme, në kuadër të një operacioni riatdhesimi, si rezultat i bashkëpunimit mes Francës dhe FRONTEX-it, janë riatdhesuar 60 shtetas shqiptarë.

Nga këta 55  nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin  vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia apelon shqiptarët që të mos kërkojnë azil pasi shanset për ta fituar janë zero.

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar  kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit", njofton policia.

Të fundit