Flash News

KRYESORE

Riberi rinovon me Bajernin, Cana tallet me francezin: Ti nuk di anglisht

Mesfushori Frenk Riberi ka rinovuar kontratën edhe për një sezon me Bajernin e Mynihut. 35-vjeçari do të qëndrojë deri në sezonin 2019 me bavarezët, duke e çuar 12 në total karrierën me kampionët e Gjermanisë.

Këtë lajm, ai e ka publikuar edhe në “Instagram”, ku një koment në forme babute e ka lënë edhe ish-kapiteni i ekipit kuqezi, Lorik Cana.

“Bravo vëlla. Shënim: nuk besoj se e ke bërë ti këtë shkrimin në anglisht”, duke u tallur kështu me francezin, të cilin e ka pasur edhe shok tek Marseja.

Të fundit