Flash News

KRYESORE

Ribery po shkëlqen te Fiorentina, por planet i ka diku tjetër

Ribery po shkëlqen te Fiorentina, por planet i ka diku tjetër

Franck Ribery ka luajtur shkëlqyeshëm në këto javë të para të kampionatit me Fiorentinën. Ai është përshtatur në Serie A, edhe pse tani është 36 vjeç.

I pyetur se si i është dukur Firence deri tani, francezi ka thënë fjalët më të mira dhe se ndihet si në shtëpi.

"Firence është qytet më i vogël se Mynihu, por është shumë i bukur. Kam bërë zgjedhjen e duhur pas shumë viteve te Bayern. Dua të jap gjithçka për tifozët. Më gëzon fakti që tifozët më përkrahin. Dua të jap 100%".

"Pas dy viteve këtu, besoj se do të kthehem në Mynih. Bayern dhe ai qytet do të jenë me mua për gjithë jetën. Nuk do ta harroj kurrë atë që kemi arritur. Atje kam fituar shumë dhe jam mirënjohës", - ka deklaruar Ribery.

Të fundit