Flash News

KRYESORE

Riciklim drejtorësh/ Pasi u shkarkua nga KESH, Agron Hetoja emërohet në krye të AKU

Riciklim drejtorësh/ Pasi u shkarkua nga KESH, Agron Hetoja emërohet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë duke ricikluar disa persona në drejtori të ndryshme. Mesditën e sotme është njoftuar se Agron Hetoja është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke zëvendësuar Agim Ismailin.

Hetoja u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtorit të KESH, ndërkohë që kryeministri Rama i ka gjetur brenda pak ditësh një detyrë të re.

Sa i përket Ismailit, ish-drejtori i AKU-së u emërua sot në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa Stefan Çipa deklaroi se largohet për të marrë një detyrë të re, por pa dhënë më shumë detaje.

Të fundit