Flash News

KRYESORE

Ridel historia e birësimit të Blendi Fevziut, kush janë prindërit biologjik të gazetarit dhe si e ndryshoi mbiemrin

Ridel historia e birësimit të Blendi Fevziut, kush janë

Blendi Fevziu është tashmë i njohur për publikun shqiptar dhe më gjerë në krye të emisionit shumë të ndjekur “Opinion”. Disa ditë më parë ai festoi ditëlindjen e dytë të së bijës, ndërsa prej vitesh është bërë prind me vajzën e madhe, Mishel. Mirëpo, e keni ditur se vetë Blendi është fëmijë i birësuar? Madje, as mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi. Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjes nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi, raporton Gazeta Shqiptare.

Ka qenë Ali Fevziu ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë. Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

Ali Fevziu, sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër tiranase dhe pronat e tyre.

Të fundit