Flash News

KRYESORE

Rigerta Loku, kush është ish-studentja e “La Sapienza” me dy diploma që sot përloti Kuvendin me 'SOS'-in ndaj fshatit

Rigerta Loku, kush është ish-studentja e “La Sapienza” me

Rigerta Loku quhet gruaja që sot në Kuvendin e Shqipërisë mbajti një prej fjalimeve më të mira në vitet e fundit, duke sfiduar pa frikë pjesën më të madhe të deputetëve. 35 vjeçarja foli në Kuvend me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, ndërkohë kërkesat e saj për qeverinë ishin shumë të thjeshta: rrugë, ujë, shkolla.

Rrëfimi i thjeshtë dhe plotë emocione i Rigertës për jetën e përditshme me plotë vështirësi në fshat ka përlotur të pranishmit në sallë, shumë prej tyre zyrtarë të huaj.

Fjalimi i Rigerta Lokut nuk ka nevojë për shumë fjalë, pasi ajo i ka thënë të gjitha, por kush është ish-studentja e “La Sapienza” që la Italinë për t’u rikthyer në vendlindjen e saj në Mirditë.

Rigerta Loku ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe është specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo u rikthye vite më parë në Shqipëri, po pavarësisht shkollimit, bashkitë në Rubik dhe Rrëshen nuk ia pranuan ‘cv’-në, ndërkohë që i kërkuan të rreshtohej politikisht.

Rigerta refuzoi të kapej nga politika, por së bashku me bashkëshortin e saj vendosën të hapin një fermë në fshatin Prosek, në Mirditë.

Por edhe pse është vetëm 6.5 km larg qytetit të Rrëshenit, rruga për në fshatin Prosek kërkon më shumë se 40 minuta me një automjet të lartë, pasi rruga e keqe nuk mundëson kalimin e automjeteve të tjera.

 

Të fundit