Flash News

KRYESORE

Rihanna akuza rrjetit social: Shpenzoni para për nxitjen e dhunës në familje

Këngëtarja e mirënjohur nga e gjithë bota, Rihanna, ka akuzuar rrjetin social ‘Snapchat’, si një platform që prek qëllimisht viktimat e dhunës në familje.

Reagimi i saj ka marrë shkas nga një postim i “Snapchat”, ku kërkonte për të bërë zgjedhjen mes gjuajtjes së Riahannës apo goditjes së Chris Brown.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja nga Barbados është shprehur se “Snapchat” po tallet me njerzit qëllimisht dhe po investon para për të lënduar ata që janë viktima.

"Snapchat, e di që nuk je aplikacioni im i preferuar! Por unë po përpiqem të kuptoj se cfarë është kjo rrëmujë. Do doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Keni shpenzuar para për dicka që do prekte qëllimisht viktimat e dhunës në familje dhe të talleni me ta.

Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale sepse nuk kam shumë të tilla, por për gjithë gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë vitkima në të kaluarën dhe për gjithë ata që mund të përjetojnë dicka të tillë", ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Rihanna në vitin 2009 ka qenë një viktimë e dhunës  nga ish i dashuri i saj Chris Brown, në kohën kur ata ishin në një marrëdhënie.

Të fundit