Flash News

KRYESORE

Rihanna i ndryshoi jetën Bebe Rexhës, në fillim i shiste parfume pastaj këngë

Rihanna i ndryshoi jetën Bebe Rexhës, në fillim i shiste parfume

Bebe Rexha është duke shijuar sukseset e karrierës saj muzikore. Kënga “I`m a mess’ po thyen rekorde botërore dhe e gjitha ky sukses i atribuohet punës saj të vazhdueshme.

Por para se Bebe të bëhëj kjo që është sot, ishte thjesht një shitëse në dyqane parfumerie. Një nga momentet që ajo kujton gjithnjë në intervista është momenti kur ajo i ka shitur parfum Rihannes, së cilës më vonë i shiti tekste këngësh, që sot janë ndër më të dëgjuarat në botë.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, Bebe ka thënë:

“Duket qesharake, por i kam shitur parfum Rihanna-s. Ajo erdhi në qendrën tregtare, ku unë punoja, kishte vënë buzëkuq të kuq dhe mbante syze. As nuk e kisha idenë që një vit më vonë do të shkruaja këngën e saj numër 1. E ndryshoi jetën time totalisht.” 

Të fundit