Flash News

KRYESORE

Rihanna, Kylie e shumë të tjerë hoqën dorë nga rrjeti social. Snapchat më në fund bën ndryshimet

Rihanna, Kylie e shumë të tjerë hoqën dorë nga rrjeti

Ndoshta duhej që vipat të publikonin pakënaqësinë e tyre ndaj “Snapchat” që ky rrjet social të merrte parasysh kërkesat e përdoruesve të saj.

Me ndryshimet e reja që pësoi Snapchat para ca kohësh, humbi shumë përdorues duke qenë se nuk ishte me aq interesant sa në fillim. Aq sa edhe VIP-at botëror bënë deklarata kundër rrjetet social.

Por, “me lakun në fyt” , Snapchat tashmë ka bërë disa ndryshime ë cilat mesa duket kanë gëzuar përdoruesit.

Tani mund të realizoni Video në një grup me 15 shokë, të gjithë njëkohësisht. Thjesht shkoni te “Group Chat” dhe shtypni butonin e kameras.

Por nuk zgjati shumë dhe kjo platformë përditësoi programin në një mënyrë për t’ia bërë më të lehtë përdoruesve të tij.  Me një lëvizje të kursorit, mund të kaloni nga “groups” në “stories” dhe në “chats”. Ky sistemim duhej sepse realisht Snapchat ishte bërë shumë i koklavitur.

Të fundit