Flash News

KRYESORE

Rihapen pishinat në ambiente publike, rregullat që duhen zbatuar nëse i frekuentoni

Rihapen pishinat në ambiente publike, rregullat që duhen zbatuar

Në kuadër të masave kundër koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi për mbylljen e pishinave në të gjithë territorin e vendit.

Por sot vjen vendimi për një rihapje të tyre. Drejtoresha e ISHP Albana Fico ka njoftuar se është lejuar hapja e pishinave vetëm në ambiente të hapura.

Në vendimin e firmosur nga Albana Fico thuhet se “Lejohet të operojnë në të gjithë vendin vetëm pishinat në ambientet e hapura duke respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi.”

Ndërkohë, ndalohet hapja e pishinave në ambiente të mbyllura deri në një urdhër të dytë.

Sipas ISHP, rregullat për këto aktivitete janë:

-Stafi i shërbimit, që ka kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të përdorë maskë mbrojtëse.

-Të përcaktohet numri i pushuesve/vizitorëve që e pêrdorin pishinën në rapon me sipërFaqen e saj: të Funksionojë me 50% te kapacitetit që është Ilogaritur.

-Uji i pishinës lë pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.

-E gjithë zona dhe të gjithë objektet e pishinës dhe të banjave duhet të dezinfektohen të paktën një herb në ditë, dhe mE shpesh nëse fluksi i pushuesve /vizitorëve üshtë në maksimumin e lejueshëm.

-Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve.

-Hapësira midis grupeve duhet të jetë të paklën 3.5 m dhe të markuara.

-Të gjitha ulëset, tavolinal, vendet e depozitimil të sendeve personale, listat e qmimeve dhe materiale të tjera duhet të dezinfektohen pasi vizitorët të largohen dhe përpara se një vizitor tjetër ti pêrdorë alo.

-Tê matet temperatura e personelit dhe pushuesve/vizitorëve para se të futen në mjedisin e pishinës apo strukturave të lojërave t8 ujit dhe të ndalohet hyrja e qdo personi me temperaturë mbi 37.5 ° C.

-Nëse ndonjë pushues/vizitor shfaq simptoma të Covid – 19, ata duhet të largohen menjëherë nga pishina ose strukturat e tjera të aktiviteteve të ujit.

-Të gjitha veshjet dhe sendet personele duhet të ruhen brenda çantës personale, edhe nëse depozitohen në vendet e depozitimit të sendeve personale, rekomandohet të mos vendosen drejtëpëdrejtë, por të futen në qese plastike, të cilat duhet lë jenë prezent pranë vend depozitimit.

Të fundit