Flash News

KRYESORE

Rihapet "Disneyland" në Shangai por ka disa rregulla të detyrueshme për vizitorët

Prej thuajse tre muajsh e mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Shangai ka rihapur dyert për vizitorët. Numri i vizitorëve do të jetë i reduktuar për një kohë të pacaktuar dhe u është kërkuar që të rezervojnë hyrjen dhe të mbajnë distancën për të qenë të sigurt.

Gjithashtu, maskat dhe matja e temperaturës për ta është e detyruar.

Javët e fundit Kina ka pasur ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 dhe i ka lehtësuar masat shtrënguese. Të hënën u raportuan 17 raste të reja – numri më i lartë i rasteve të reja që nga 28 prilli.

Megjithatë jeta ka filluar të normalizohet. Me hapjen e shumë aktiviteteve, janë marrë edhe masa që sigurojnë distancimin social.

Përveç mjeteve mbrojtëse si maskat dhe dorezat, janë vendosur edhe shenja që tregojnë se ku mund të qëndrojnë qytetarët, për të ruajtur distancën e duhur.

Të fundit