Flash News

KRYESORE

Rihapet Italia pas dy muajsh karantinë, 4.4 milionë njerëz kthehen në punë

Pas më shumë se dy muajsh në karantinë dhe me masa të rrepta, Italia sot ka nisur lehtësimin e disa prej kufizimeve.

Të pajisur me maska, italianët sot nisën të dalin lirshëm nëpër rrugë, të shkojnë në parqe, shumë biznese janë rihapur dhe 4.4 milionë qytetarë janë rikthyer në vendet e punës.

Kryeministri Giuseppe Conte tha se këto masa do të rishikohen sërish në varësi të situatës në vijim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Nëse gjërat shkojnë keq, kufizimet nisin sërish", paralajmëron Ëalter Ricciardi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë.

Italia ishte vendi i parë në botë që urdhëroi një bllokim mbarëkombëtar, për shkak të pandemisë. Po ashtu, konsiderohet si shteti më i goditur në Evropë, duke regjistruar 28884 viktima dhe 210717 raste të konfirmuara.

 

Të fundit