Flash News

KRYESORE

Rihapet në Berat muzeu i vetëm historik hebre në Shqipëri

Muzeu i vetëm historik hebre në Shqipëri u rihap në qytetin Beratit të dielën. Kjo falë një biznesmeni, i cili e shpëtoi atë nga mbyllja.  Muzeu i vogël “Solomon” tregon historinë e shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë të cilët strehuan me qindra hebrenj gjatë holokaustit. Ai ishte projekti që profesori vendas Simon Vrusho e kishte me pasion të madh.

Vrusho e hapi muzeun në 2018 dhe e financoi atë me donacione të vogla të lëna në një kuti në krah të derës dhe pensionin e vet.

Por kur 75 vjeçari vdiq në shkurt të këtij viti, e ardhmja e muzeut ishte e paqartë. Por pasi pa lajmin për fatin e paqartë, biznesmeni shqiptaro-francez Gazmend toska vendosi ta financonte muzeun dhe ta zhvendoste atë në një vendndodhje më në qendër të qytetit, ku me dhjetëra njerëz u mblodhën për hapjen e tij.

Hapja e muzeut u raportua edhe nga gazeta izraelite “Times of Israel” . Vlerësime për gjestin e Toskës dha edhe ambasadorja franceze në tiranë, Christina Vasak.

Të fundit