Flash News

KRYESORE

Rihapja e kazinove pak muaj para zgjedhjeve, ç’deklaronte Rama para ‘aksionit’ të bujshëm: Financohen nga krimi i organizuar

Qeveria shqiptare ka vendosur të zhbëjë një ligj të vitit 2018, duke rihapur sërish ‘dritën jeshile’ për hapjen e kazinove dhe lojërave të fatit.

Në fletoren zyrtare në 9 shtator u botua VKM që do të lejojë hapjen e kazinove në Tiranë, madje në zemër të saj si në “Rrugën e Barrikadave”, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Rruga: “Ibrahim Rrugova” etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Por pse erdhi ky vendim pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit. Kjo mbetet ende e paqartë pas vendimit të firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili në kohën kur u miratua ky ligj ishte kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Megjithatë, nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama u justifikua në 2018-ën se aksioni i bujshëm për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit lidhej me faktin se duhej shmangur rreziku i krimit që shoqëron zakonisht industrinë e bixhozit.

Rama pati  argumentuar më tej se aktiviteti i bixhozit në Shqipëri, financohej në masë të madhe nga krimi i organizuar.

Janë burime financimi kriminale, janë para që pastrohen përmes aktivitetit të kumarit,” tha ai, duke iu referuar edhe faktit se njerëz me të shkuar kriminale rezultonin aksionerë në kompanitë e basteve sportive ndërsa ligji aktual i lojërave të fatit i jep të drejtë autoritetit mbikëqyrës të refuzojë ose revokojë licencimin e kompanive me aksionerë të tillë.

Megjithatë, Rama nuk shpjegoi se si ka ndodhur që persona me dënime për krim të organizuar janë licencuar nën qeverisjen e tij për të operuar në tregun e bixhozit.

Tregu aktual i basteve dhe i bixhozit, sipas bilanceve të kompanive të licencuara të analizuara nga BIRN ishte rreth 124 milionë euro në vitin 2017.

Por vetë kryeministri Edi Rama dha një shifër tjetër për shumën e qarkulluar në këtë treg. Sipas tij, mbyllja e bixhozit do të transferojë rreth 700 milionë euro nga industria e basteve te buxheti i familjeve. Nuk bëhet e ditur se ku mbështete ky vlerësim i kryeministrit, i cili sugjeron se rreth 80% e xhiros në industrinë e basteve është aktivitet ilegal.

Të fundit