Flash News

KRYESORE

Rihapja e universiteteve, tri pyetjet e Fugës për Shahinin: E ka llogaritur sa prej tyre mund të vdesin nëse ky vendim...

Rihapja e universiteteve, tri pyetjet e Fugës për Shahinin: E ka

Akademiku dhe profesori Artan Fuga i ka drejtuar sërish tri pyetje ministres së Arsimit, Besa Shahini pas vendimit të djeshëm për rikthimin e studentëve në auditore.

Sipas Fugës, ky është një vendim i papërgjegjshëm dhe i pabazuar pa pasur parasysh gjendjen virusologjike të vendit.

“Me vendimin e pabazuar, e pakonsultuar, e papërgjegjshëm të hapjes të universiteteve pavarësisht gjendjes të pandemisë vrastare, Besa Shahini vulosi atë tradhti të madhe që shteti u ka bërë rinisë studentore, arsimin universitar, shkencës në Shqipëri, pedagogëve dhe përgjithësisht intelektualëve dhe artistëve!

Pyetja ime është : E ka llogaritur sesa prej tyre mund të vdesin nëse ky vendim vihet në jetë pa pasur parasysh gjendjen virusologjike të vendit?

Pyetja ime është : A ka rektor dhe dekan që do të kishte guximin të merrte përsipër këtë vrasje të mundshme masive duke pretenduar që do të kishte marrë masat sanitare, higjienike, dizenfektuese, sikurse ja u lë "kopilin në derë" ministria e arsimit?

Pyetja ime është : Nëse kjo ndodh, a nuk do të ishte një vrasje masive e paralajmëruar që do të duhej të parashikohej kështu në kodin penal si përgjegjësi e administratorit publik për shëndetin publik?”, shkruan Fuga.

Rikthimi i studentëve në auditor, reagon ashpër Fuga: Rinia dhe inteligjenca shqiptare nuk janë mish për top i Besa Shahinit!

Të fundit