Flash News

KRYESORE

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare 'Dhora Leka' në kryeqytet, palestër e re dhe sistem ngrohjeje qëndrore

Në fillim të vitit të ri shkollor është rikonstuktuar edhe një shkollë tjetër 9-vjeçare në kryqytet. Shkolla “Dhora Leka” është rikonstruktuar nga fillimi me një palestër të re dhe sistem ngroheje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga afër  përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e godinës.

“Ndjehem shumë krenar për skuadrën që ka punuar gjatë pranverës dhe verës për të kopsitur një xhevahir si kjo shkollë pranë ish-Fushës së Aviacionit. Është një zonë që po rritet si nga ana e Rr. “Dritan Hoxha”, si nga ana e Rr. “Teodor Keko”, sidomos tani me rregullimin e Lanës dhe me rifillimin e punëve në Unazën e Re që kalon te Astiri. Jam shumë i lumtur që kemi akomoduar në një godinë parashkollorin dhe një infrastrukturë moderne”, theksoi Veliaj.

Shkollës i janë shtuar edhe terrenet sportive, ndërkohë që i është dhënë fund problemit me të ftohtin në dimër, përmes instalimit të ngrohjes qëndrore. Palestra e re e ndërtuar në anën jugore të oborrit ka ambientet ndihmëse, dhomat e zhveshjes për djem e vajza dhe mjediset sanitare.

Veliaj ftoi banorët që të kujdesen për investimin dhe të shfrytëzojnë ambientet e reja për aktivitete komunitare, pas orarit mësimor.

“Dua t’i ftoj jo vetëm nxënësit që të jenë aktivë në sport, por të gjithë komunitetin; është një hapësirë e ruajtur, e kondicionuar, me të gjitha kushtet higjienike, me dushe, ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos e përdorim 24 orë. Pasditeve, në mbrëmje, kjo godinë mund të shfrytëzohet nga komuniteti, qoftë për organizimin e një takimi, me kurse sportive, sepse fëmijët, sa të rrinë në rrugë, më mirë mësojnë një sport dhe të luajnë në skuadër”, deklaroi kryebashkiaku.

Të fundit