Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rikthehen debatet për paketën anti-shpifje, VOA: Përfaqësuesit e Shoqatave të Medias të shqetësuar për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar ligjin
Në Tiranë, parlamenti ka futur në programin e punës ndryshimet në ligjin për mediat audio-vizive.
Ato janë pjesë e të ashtuquajturës paketa antishpifje, e cila u kritikua me vendosmëri nga organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shtypit.
Njoftimi riktheu shqetësimet për gjoba dhe ndërhyrje të autoriteteve ndaj gazetarëve, që e quajnë këtë nismë të qeverisë, si përpjekje të hapur për censurë.
Programi i punës së parlamentit për 6 javët e ardhshme përfshin mes të tjerash edhe shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës, i cili ktheu për shqyrtim projekt- ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Ndërsa për dekretin e 13 janarit pritet një votim, në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u njoftua se është ngritur grup pune për opinionet e ardhura nga Komisioni i Venecias.
Qeveria ka thënë shpesh se kjo është një përpjekje për të frenuar shpifjet në media, pra është çështje e kufizimit të lirisë për të shpifur.
Paketa ligjore, sipas përfaqësuesve të saj, synon që autorët e shkrimeve të mbajnë përgjegjësi për akuzat e pabazuara që publikojnë dhe minimalisht ta heqin nga faqet e tyre artikullin që nuk e provojnë dot.
Por përfaqësues të shoqatave të mediave pohojnë se “janë të shqetësuar për këtë riaktivizim të përpjekjeve për të miratuar një ligj për censurën e medias”.
Projekt-ligji u kthye pas nga presidenti, u rishikua imtësisht dhe nga Komisioni i Venecias, i cili zbuloi një seri problemesh të mëdha.
Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë se qeveria i ka kërkuar parlamentit të punojë sërish për këtë ligj, veprime që deri tani janë të fshehta dhe shoqëria civile nuk ka informacioni se si po punohet dhe me kë po konsultohen deputetët mbi përmbajtjen e re të ligjit.
“Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim funksioni brenda vetes: të godasë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike. Ligji po bëhet për t’u mbyllur gojën atyre mediave, që, sipas qeverisë nuk duhet të dëgjohen, të paktën jo deri në zgjedhje. Komuniteti i mediave dhe i gazetarëve është i shqetësuar dhe u riaktivizuar. Shumë shpejt ne do të dalim me një deklaratë të përbashkët, shumë organizata bashkë, deklaratë të cilës do t’i bashkangjiten edhe mediat. Me këtë deklaratë ne do të kërkojmë transparencë të procesit dhe tërheqje të socialistëve nga miratimi i ligjit” - thotë zoti Cukali.
Sipas të dhënave të pjesshme të veprimtarëve, autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt.
Ky nxitim i ka shqetësuar ata për mungesën e transparencës, sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për një projekt-ligj të diskretituar tashmë brenda dhe jashtë vendit, dhe qëllimet e tij janë të njohura.
Edhe vëzhgues të tjerë besojnë se kjo është përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat.
Pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu, thotë se kjo është një nismë është problematike, sepse kemi të bëjmë me ndërhyrjen e dy pushteteve qeverisë dhe parlamentit ndaj një pushteti tjetër autonom të publikut, sic është media.
“Futja në axhendën e qeverisë dhe të parlamentit të ashtuquajturës paketa anti-shpifje është edhe problematike edhe e papërshtatshme me kohën, sepse miratimi i këtij ligji të diskutueshëm dhe të debatuar dhe kundërshtuar gjatë nga shumë aktorë, organizma të njohura vendase dhe ndërkombëtare, mund t’i japë qeverisë një mekanizëm që ajo mund ta përdorë në dëm të mediave kundërshtare gjatë këtij viti zgjedhor” - thotë zoti Bregu.
Organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit kanë protestuar për mungesën e transparencës dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve.
Zoti Cukali thotë se ata do të protestojnë përsëri, sepse nuk mund të pranohet miratimi i një ligj të hedhur poshtë edhe nga partnerët europianë.
Sipas tij, shumë vende europiane e kanë vendosur si përparësi për Shqipërinë mosmiratimin e këtij ligji, i cili është i pandreqshëm, i paarnueshëm, sepse thelbi është censura.
Qeveria e ka të pamundur që ta shfaqë një ligj censure si një ligj demokratik, tha zoti Cukali, ndaj forumet ndërkombëtare e rrëzuan këtë projekt-ligj dhe i kërkuan qeverisë të mos e miratojë.
“Pavarësisht përpjekjeve dhe dhunës me të cilën qeveria dhe parlamenti i kontrolluar prej saj po e shtyn përpara ta kalojë këtë ligj, rezistenca që ata do të hasin do të jetë shumë e madhe. Nuk do të jetë e lehtë për ta dhe nuk do t’ua bëjmë të lehtë. Të paktën gjënë e fundit që na ka mbetur; liria për t’u informuar, liria për të kritikuar dhe liria e fjalës; këtë nuk do t’ua lëmë të na e marrin, sepse është një nga liritë e fundit, që na ka mbetur” - tha zoti Cukali.
Presidenti Meta ktheu në janar për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”, pasi sipas tij, ato bien në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese dhe me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit.
Ai tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.
Pedagogu Bregu thotë se mënyra më e mirë për të rregulluar cështjet e etikës në bashkësinë e mediave janë forumet vetërregulluese të saj, që mundet dhe duhet të ngrejnë vet mediat midis tyre.
“Sigurisht që mediat online kanë problemet e veta, kanë përmbajtje të diskutueshme, shpesh edhe me lëndë të rreme, por kjo nuk zgjidhet me ndërhyrjen e ashpër të qeverisë, por zgjidhet me mekanizma vetërregullues, që duhet t’i ngrejnë vetë komuniteti i mediave, i cili është i vonuar në këtë pikë” - tha zoti Bregu.
Paketa antishpifje iu nënshtrua ndryshimeve të shumta gjatë një viti, pas shqetësimeve nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe OSBE-në.
14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet.
Megjithatë shumica socialiste e miratoi paketën ligjore në parlament dhjetorin e kaluar, pas një viti polemika dhe seanca dëgjimore në komisionin parlamentar të mediave, ndërsa duket se gjithçka po rikthehet nga fillimi tani që presidenti dekretoi edhe datën e zgjedhjeve parlamentare./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38