Flash News

KRYESORE

Rikthehen gjobvënësit e parkimeve në Tiranë? Denoncimi: Këta individë kontrollojnë zonën dhunshëm

Rikthehen gjobvënësit e parkimeve në Tiranë? Denoncimi:

Olti Curri ka publikuar në faqen e tij një video ku pretendohet se disa persona kanë kthyer në ‘parking privat’ oborrin e një lagjeje në rrugën e ‘Kavajës’, në Tiranë. Sipas mesazhit, te ish-kinema ‘Milenium’, këta persona e kontrollojnë zonën si të ishte pronë e tyre, duke marrë para për çdo makinë që parkohet aty, madje ka raste kur bllokojnë edhe hyrjet e daljet në rrugë.

Reagimi:

“Kriminelët komandojnë Tiranën, ku është policia?”

Përshëndetje, Olti dua të ndaj një shqetësim të madh me ju.

Te ish-kinema Milenium, në fund të rrugës së Kavajës, direkt pas godinës me xhama që është bërë tani, janë disa individë të dhunshëm që kontrollojnë zonën si të ishte pronë e tyre, ndërkohë që është zonë publike dhe s’të lënë të kalosh ose të parkosh makinën. Duan të kontrollojnë ata vendin, parkimin dhe makinat. Siç po shikoni në video, ata menaxhojnë automjetet dhe duhet të paguash se s’bën për një punë që njerëzit mund ta bëjnë vetë pa qenë të detyruar të paguajë, e ndërkohë bllokojnë edhe hyrje daljet nëse nuk ka vend për të parkuar.

Ju lutem publikoheni, ndërkohë që policia nuk bën asgjë për një situatë kaq të dukshme.

 

Të fundit