Flash News

KRYESORE

Rikthehen maskat, grabisin bizhu dhe para në Fushë Krujë

Rikthehen maskat, grabisin bizhu dhe para në Fushë Krujë

Një banesë ka rënë pre e grabitjes në Fushë Krujë mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 21.30 minuta persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur banesën e 36-vjeçarit me iniciale B.K.

Policia bën me dije se autorë ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar të zotin e shtëpisë dhe më pas kanë arritur të marrin një shumë parashë, bizhuteri dhe një makinë tip “Ëolsvagen”.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa deri tani janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. 

Të fundit