Flash News

KRYESORE

Rikthehen maskat, hyjnë me forcë në banesën e 38-vjeçarit, dhunojnë një pjesëtarë të familjes

Rikthehen maskat, hyjnë me forcë në banesën e

Rikthehen maskat. Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje me armë e maska në një banesë në fshatin Porodinë në Korçë, por nuk kanë mundur të marrin asgjë.

Megjithatë, ata nuk janë larguar pa lënduar njërin pjesëtarë të familjes në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.

“Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit