Flash News

KRYESORE

Rikthehen maskat në Tropojë, masakrojnë mizorisht me armë dy të rinj

Rikthehen maskat në Tropojë, masakrojnë mizorisht me armë dy

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor që lidh Dushajn me Lekbibajn në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës” janë plagosur me armë zjarri dy të rinj, përkatësisht Fatjon Markaj 26 vjeç dhe Ermal Rosaj 26 vjeç.

 Të dy shtetasit po udhëtonin me një mjet tip kamionçinë ku i kanë dalë pritë në rrugë dy persona me maska të cilët kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre duke i lënë edhe të plagosur. Më pas dy agresorëve i është bllokuar arma dhe kanë nxjerrë nga kamioni dy të plagosurit duke i goditur me qytën e armës. Veprimi i fundit i dy agresorëve ka qenë djegia e kamionçinës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 02.10.2017, njoftohemi nga Salla Operative Tropojë, se në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Rreth orës 22:30, rrugës për në banesë, shtetasit F.M dhe E.R., duke levizur me mjetin tip kamioncin, janë ndalur nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M 29, vjeç, banues në Lekbibaj dhe E.R, 27 vjeç, banues në Lekbibaj, të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

Të fundit