Flash News

KRYESORE

Rikthehen negociatat? Deputeti dhe aleati i Bashës takim “kokë më kokë” me të besuarin e Edi Ramës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është parë sot në kafe me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.

Në foto e publikuara nga “Gazeta Exppress”, duket Mediu dhe Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e liqenit artificial në kryeqytet. Ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë në tavolinë me njëri-tjetrin.

Ndonëse nuk dihet tema e bisedimeve, nuk është e vështirë të kuptosh se kriza politike është në qendër të diskutimit mes deputetit Mediu dhe Agaçit.

Ky takim organizohet në një kohë kur tensioni mes mazhorancës dhe opozitës ka arritur pikën kritike. Rama ka paralajmëruar PD-në se ka “48 orë të regjistrohet në KQZ përpara se mbetet kujtim i së kaluarës”, ndërsa Basha ka lajmëruar për nisjen e mosbindjes civile të hënën e 8 majit, për të kulmuar më 18 qershor.

Të fundit