Flash News

KRYESORE

Rikthehen përmbytjet, 10 shtëpi mbulohen nga uji në Fushë-Krujë, evakuohen banorët në Fier dhe Vlorë

Rikthehen përmbytjet, 10 shtëpi mbulohen nga uji në

Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit ka bërë që disa prej lumenjve të dalin nga shtrati. Raportohet se si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm, në zonën e Fushë-Krujës janë përmbytur 10 banesa.

80 familje raportohet se janë të rrethuara ndërsa 35 të izoluara nga uji në fshatrat Murqine, Bilaj, Mallkuc, Likmetë. Në këtë zonë janë me dhjetëra hektarë tokë bujqësore gjenden nën ujin e lumit Ishëm.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura kanë nisur evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe në Ferras. Në këtë zonë janë angazhuar 150 efektivë të FA-ve.

Probleme raportohen edhe në qarkun e Elbasanit ku lumi Shkumbin ka përmbytur dhjetëra hektarë tokë.

Të fundit