Flash News

E-TJERA

Rikthehen përplasjet në koalicion, Ruçi paralajmëron hapur Ilir Metën: Me ose pa ju, PS forcë fitimtare

Rikthehen përplasjet në koalicion, Ruçi paralajmëron hapur

Partia Socialiste ka bërë paralajmërimin më të fortë ndaj aleatit në qeveri, LSI-së, me anë të kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi.

Gjatë një aktiviteti për shpërndarjen e lejeve të legalizimit në Libofshë të Fierit, Ruçi ka shprehur gjithashtu vendosmërinë e PS-së për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit, pavarësisht deklaratave që bëhen nga opozita.

“PS është e vendosur të futet në zgjedhje. Opozita e ka marrë përgjigjen nga SHBA dhe Merkel”, ka thënë Ruçi.

Deputeti i rëndësishëm në PS ka theksuar se partia e tij do hyjë në zgjedhje si fitimtare edhe nëse nuk i bashkohet LSI.

“Me apo pa LSI-në, PS do të hyjë në zgjedhje si forcë fitimtare. PS ka shprehur vullnetin për të vazhduar me aleatët në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa LSI nuk ka vendosur ende”, është shprehur Ruçi.

Të fundit