Flash News

KRYESORE

Rikthehen seancat e KPK pas karantinës/ Në 3 Qershor del në vetting ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë

Rikthehen seancat e KPK pas karantinës/ Në 3 Qershor del në

Pas një shkëputje më shumë se dy mujore për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 rikthehen sërish seancat e vettingut. Seanca e parë pas pandëmisë do të zhvillohet në datën 3 qershor, ndërkaq në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pritet të dal Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, sot në Gjykatën e Apelit.

Mësohet se, seancat në vazhdim do të zhvillohen me masa sigurie dhe ruajtjen e distancimit social për shkak të rrezikut nga COVID-19. Në hyrje të seancave te Pallati i Kongreseve do të ketë tunel dezinfektimi si dhe matje temperature.

Ndërkaq, tek salla e madhe pranë Pallatit të Kongreseve do të lejohet trupi gjykues, një përfaqësues i ONM, një përkthyes dhe një anëtar i KPK-s si vëzhgues.

Të fundit