Flash News

KRYESORE

Rikthehen temperaturat e ulëta dhe reshjet, pritet të bjerë borë edhe në Tiranë

Rikthehen temperaturat e ulëta dhe reshjet, pritet të bjerë

Temperaturat priten të ulen sërish ditën e nesërme, ndërkohë që reshjet e shiut e të dëborës do të përfshijnë të gjithë vendin deri në fund të javës që vjen, pasi territori preket nga i ftohti siberian që pritet të mbërthejë të gjithë Evropën.

Qytetet ku reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të lartë janë Gjirokastra dhe Vlora.

Sipas IGJEUM, përgjatë javës që vjen pritet të ketë edhe reshje dëbore që do të përfshijnë si zonat malore , edhe ato të ulëta fushore apo bregdetare.

Sinoptikania, Tanja Porja, e pyetur nëse ka shanse të bie dëborë edhe në Tiranë, është përgjigjur pozitivisht, edhe pse është shprehur se duhet të shikojmë se sa do të ulen temperaturat ditën e diel.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJENIUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencën për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë në datat 26 dhe 27 shkurt.

Të fundit