Flash News

KRYESORE

Rikthehen tensionet në Shkodër/ Voltana Ademi sherr me policinë për KZAZ-ënë nr. 3

Rikthehen tensionet në Shkodër/ Voltana Ademi sherr me policinë

Nuk kanë të sosur tensionet në KZAZ-ëtë e Shkodrës.

Situata e tensionuar paraqitet sërish në KZAZ-në nr. 3 që ndodhet në shkollën “Shejnaze Juka”, ku pak ditë më parë pati përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Mësohet se mbështetës të PD-së me të cilët ndodhet edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, janë përplasur me forcat e policisë, duke ju kërkuar të lirojnë ambientet e KZAZ-ëve nga materialet zgjedhore.

“Po flasim në një emergjencë. Gjithsecili prej nesh duhet me i thirr koshiencës dhe mos me marrë urdhra politike”, ka thënë Ademi.

Protestuesit janë të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal të procesit zgjedhor, pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Të fundit