Flash News

KRYESORE

Rikthehet Aida Shtino: Shumë shpejt do më shihni si autore libri të “Njerëzve të Humbur”

Rikthehet Aida Shtino: Shumë shpejt do më shihni si autore libri

Pas tre viteve largim nga jeta publike, Aida Shtino është kthyer edhe një herë në vëmendje. E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” Shtino ka folur rreth asaj çfarë ka bërë gjatë këtyre tre viteve dhe jo vetëm. Mesa duket kjo peridhë ka qenë monent pushimi dhe analize me veten për një nga moderatoret më të dashura në vendin tonë, por Aida nuk ka lënë pa përmendur edhe fillimet e saj dhe emisionin që e bëri të njohur për të gjithë shqiptarët “Njerëz të Humbur”.

“Sapo ishte zhvilluar ndeshje Shqipëri-Greqi, ku ne fituam dhe andej u acaruan marrëdhëniet. Djali më erdhi nga shkolla duke qarë një ditë e më tha që e kishin ngacmuar ngaqë ishte shqiptar. Aty diskutuam dhe menduam të ktheheshim. E nisa karrierën te Telenorba, në emisionin “Ku je”. E nisa pas kuintave, me organizimin e emisionit, por vajza që e prezantonte e la emisionin dhe më provuan mua”. E që nga ai moment nuk e ka ndalur dëshirën e saj për ta vazhduar atë që kishte nisur, po sigurisht që ka pasur edhe kërcënime që e kanë trembur seriozisht, aq sa ka telefonuar policinë.

 “Kam marrë kërcënime, sidomos kur kërkonim vajza të humbura, pasi hasnim në rrjete trafikantësh. Një herë, në zyrë më kishte ardhur një letër ku shkruhej se vajza që kërkonim ndodhej në adresën e shtëpisë sime. Aty u alarmova dhe kam njoftuar policinë”, kujton Shtino.

Në lidhje me emisionin që e bëri të famshme, Shtino theksoi: “Njerëz të humbur është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri e përkushtim. Nuk doja që të ndërpritej dhe ndërprerja nuk është bërë për fajin tim. Aktualisht, po shkruaj një libër me historitë që kam dëgjuar. Jam në hapat e parë, por besoj se do të jetë një roman historik”.

 

Të fundit