Flash News

KRYESORE

Rikthehet “Aleanca Kuq e Zi”, regjistrohet koalicioni me shtatë parti për zgjedhjet e Qershorit

Rikthehet “Aleanca Kuq e Zi”, regjistrohet koalicioni me shtatë

Koalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ është regjistruar sot në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kolaicioni përbëhet nga shtatë parti, dhe është i dyti i regjistruar pas “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

KQZ njofton ndër të tjera në faqen zyrtare, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin:

Për regjistrimin e koalicionit “Shpresa për Ndryshim” (SHN), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”. KQZ vendosi të regjistrojë Koalicionin “Shpresa për Ndryshim”, (SHN) si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, me parti pjesëtare të tij si më poshtë:

Partia Aleanca Kuq e Zi;

Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

Partia Demokracia e Re Europiane;

Partia Aleanca Popullore;

Partia Balli Kombëtar;

Partia e Emigracionit Shqiptar;

Partia Ora e Shqipërisë.

Të fundit