Flash News

KRYESORE

Rikthehet ankthi i zjarreve, në Krujë arrestohen 2 persona, i vunë flakën 120 pemëve me ullinj

Arrestohen 2 persona, i vunë flakën 120 pemëve me ullinj në Krujë Policia e Krujës bën me dije se, ka arrestuar dy persona pasi, nga pakujdesia kanë djegur 120 pemë frutore ullinj. Sipas njoftimit, mësohet se  prona i përket 52-vjeçarit me inicialet K.L banues në Borizanë i cili ka bërë edhe kallëzimin në polici.

Në njoftimin për mediat informohet  se në pranga ka rënë 63-vjeçari Ndre Shota, banues në Derven dhe 68-vjeçari Gjon Shota edhe ai banues në Derven.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia" parashikuar në nenin 161 të Kodit Penal.

Ndërsa në Librazhd, një zjarr i madh ka rënë në Bushtricë-Quksës. Pesë zjarrfikëse morën pjesë në fikjen e tij. Policia po heton shkaqet e zjarrit.

 

Të fundit