Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
"Rikthehet" dënimi me vdekje në SHBA; qeveria kryen ekzekutimin e parë federal pas më shumë se 17 vjetësh
Washington- Departamenti i Drejtësisë në SHBA vendosi ekzekutimin e një 47-vjeçari për rolin e tij në vrasjen e një familje prej tre personash në 1996-ën. Ky është ekzekutimi i parë federal pas më shumë se 17 vjetësh, i ndërmarrë disa orë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë me votë (5-4) një thirrje të minutës së fundit për një rishqyrtim të çështjes.
I burgosuri i dënuar me vdekje, Daniel Lewis Lee, 47 vjeç, një ish-supremacist i bardhë, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun federal në Terre Haute, Indiana, tha Byroja e Burgjeve. Ai është i pari nga tre të burgosurit federalë, të cilët janë planifikuar të ekzekutohen këtë javë.
"Ju jeni duke vrarë një njeri të pafajshëm," tha Lee pak para se ai të shpallej i vdekur në 8:07 në mëngjes. Vdekja e tij përfundoi me një moratorium joformal mbi dënimin e kapitalit federal.
Departamenti i Drejtësisë njoftoi vendimin e tij për të rifilluar dënimin federal me vdekje që verën e kaluar dhe procedura që do të përdorej- sipas tij- për vënien në zbatim të këtij vendimi është përmes përdorimit të një injeksioni vdekjeprurës nga një ilaç i vetëm, pentobarbital.
Por deri në orët e fundit para vdekjes së Z. Lee, qeveria duhej të luftonte kundër sfidave ligjore si për teknikën e përdorimit të një injeksioni vdekjeprurës, ashtu edhe me komplikimet e kryerjes së dënimit me vdekje në mes të një pandemie. Të hënën, një gjykatës federal kishte vonuar ekzekutimin, duke thënë se pyetjet në lidhje me kushtetutshmërinë e procedurës injektuese vdekjeprurëse nuk ishin gjykuar plotësisht.
Departamenti i Drejtësisë menjëherë apeloi akt-vendimin e gjykatësit Tanya S. Chutkan të Gjykatës së Uashingtonit në SHBA, pasi Gjykatësi kishte lëshuar një urdhër paraprak kundër ekzekutimit të planifikuar të Lee, duke përmendur "dhimbjen ekstreme dhe vuajtjen e panevojshme" që mund të rezultojë nga protokolli vdekjeprurës i injektimit që qeveria planifikonte të përdorte.
Vendimi i nënshkruar (5 me 4) i Gjykatës Supreme mëngjesin e së martës, theksonte se pentobarbitali është përdorur në mbi 100 ekzekutime "pa incidente" dhe ishte mbështetur nga Gjykata Supreme dhe gjykatat e apelit. Megjithatë, “qëndrimet e minutës së fundit", si ajo e lëshuar këtë mëngjes, duhet të jenë përjashtimi ekstrem, jo norma", thuhet në vendimin e Gjykatës.
Gjykata tha se ishte përgjegjësia e saj "të siguronte që sfidat e metodës së ekzekutimit të dënimeve në bazë të ligjit të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë", në mënyrë që "çështja e dënimit me vdekje" të mund të mbetet tek "njerëzit dhe përfaqësuesit e tyre, dhe jo gjykatat."
Mirëpo, vendimi me vdekje u kundërshtua nga dy gjykatës, Stephen G. Breyer dhe Ruth Bader Ginsburg, të cilët përsëritën dyshimet e tyre për kushtetutshmërinë e dënimit me vdekje. "Rifillimi i ekzekutimeve federale premton të japë shembuj që ilustrojnë vështirësitë e administrimit të dënimit me vdekje në përputhje me Kushtetutën", shkroi Breyer.
Po ashtu edhe gjykatësit, Sonia Sotomayor dhe Elena Kagan, duke iu bashkngjitur opinioneve të dy gjykatësve më herët, theksuan se gjykata kishte vepruar me nxitim të rrezikshëm.
"Vendimi i sotëm ilustron se sa të rënda mund të jenë pasojat e vendimmarrjes së tillë të përshpejtuar," shkroi gjyqtarja Sotomayor. "Gjykata përgjithmonë i privon të paditurit nga aftësia e tyre për të ushtruar një sfidë kushtetuese ndaj injeksioneve të tyre vdekjeprurëse, dhe parandalon që gjykatat e ulëta të shqyrtojnë atë sfidë."
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme në SHBA njohu një vendim të gjykatës së apelit, i cili përcaktonte se qeveria ishte në përputhje me Aktin Federal të Dënimit me Vdekje të vitit 1994, kur kërkon që ekzekutimet të kryhen "në mënyrën e përcaktuar me ligjin e shtetit në të cilin i burgosuri vuan dënimin." Pavarësisht se ky vendim cilësohej në kundërshtim me ligjin nga gjykatësi Chutkan (i njëjti gjykatës që hodhi poshtë dënimin me vdekje të Lee).
Javën e kaluar, familjarët e viktimave të Lee paditën Departamentin e Drejtësisë, duke argumentuar se udhëtimi për në vendin e ekzekutimit do t'i vinte ata në rrezik të kontraktimit të koronavirus.
Referuar momenteve të fundit, pak orë para ekzekutimit të Lee, avokatët e tij, thanë se dy burra qëndruan pranë tij në dhomën e ekzekutimit-një Marshal amerikan dhe një këshilltar shpirtëror- të cilin Byroja e Burgjeve e referoi si një "ministër pagan Appalachian". Askush nga ata nuk mbante maskë.
"Unë nuk e bëra atë (vrasjen)," tha Lee, sipas një raporti nga gazetarët që ishin dëshmitarë në momentin e ekzekutimit të tij. "Kam bërë shumë gabime në jetën time, por nuk jam vrasës." Ai pretendoi se gjyqtari në gjyqin e tij në Arkansas po rishikonte provat e ADN-së që vërtetuan se ai thjesht po kalonte nga vendi i ngjarjes në kohën e vrasjeve.
Pasi një zyrtar i lartë i tha atij të pregatitet për injeksionin që do t'i merrte jetën, Lee tundi kokën. Ndërsa ilaçi po vendosej në venat e tij, ai ngriti kokën për të parë përreth. Pastaj fryma u rëndua. Në vetëm disa çaste, gjoksi i tij mbeti i qetë, buzët iu kthyen blu dhe gishtat u bënë ngjyrë hiri. Ai u shpallë i vdekur në 8:07 a.m.
Gjykata e lartë rrëzoi dënimin me vdekje në 1972, duke argumentuar se ligjet aktuale përbëjnë "dënim mizor dhe të pazakontë". Katër vjet më vonë, ajo e ktheu atë vendim, mes rritjes së niveleve të krimit dhunshëm. Meqenëse qeveria federale rivendosi politikën e saj për dënimin kapital, vetëm tre burra janë dënuar me vdekje. Kohët e fundit, Louis Jones Jr. u ekzekutua në vitin 2003 për përdhunimin dhe vrasjen e një ushtareje femër.
Pas Lee, pritet ekzekutimi i Wesley Ira Purkey i cili është caktuar për ditën e mërkurë, i ndjekur nga ekzekutimi i Dustin Lee Honken të premten. Keith Dwayne Nelson është planifikuar të ekzekutohet më 28 gusht./ *Përktheu dhe përshtati në shqip Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43